Marco Materazzi ka bërë zgjedhjen e tij se cili futbollistë duhet ta fitojë Topin e Artë për vitin 2017.
Gara për fitimin e çmimit më të madh individual, Topin e Artë, për vitin 2017 pritet të jetë e madhe dhe me shumë futbollistë të mëdhenj që mund ta fitojnë atë.
Deri më tani kanë dalë shumë emra të njohur të futbollit botëror që kanë ‘sponsorizuar’ emra për fitimin e këtij çmimi, ndërsa i fundit është ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, i cili ka bërë zgjedhjen e tij.
Në një intervistë për të përditshmen italiane Gazzetta dello Sport, Materazzi ka thënë se Buffon duhet të shpallet futbollisti më i mirë në botë, duke lënë pas Messin dhe Ronaldon.
“Buffon është në të njëjtin nivel si në Kampionatin botëror 2006. Atëherë nuk arrija t’i shënoj gol as në stërvitje”, ka thënë fillimisht Materazzi për Gazzetta dello Sport.
“Do të isha shumë i lumtur nëse do të fitonte, e meriton Topin e Artë”, përfundoi ish-mbrojtësi i Interit. /Telegrafi/