Telegrafi

Mata: Unitedi duhet ta fitojë Kupën FA për Fergusonin

Juan Mata (Getty Images)

Juan Mata ka thënë se Manchester Unitedi duhet të fitojë Kupën FA në nder të ish-menaxherit të klubit Alex Ferguson, i cili është në spital pas operacionit emergjent pas gjakderdhjes në tru.

Unitedi konfirmoi të shtunën se ish-trajneri 76-vjeçar është duke u rikuperuar nga një hemorragji e trurit pas një procedure që shkoi “shumë mirë”, pa përditësime të mëtejshme mjekësore të lëshuara që nga ajo kohë.

Mesazhet e mbështetjes për Ferguson dhe familjen e tij janë dërguar nga e gjithë bota e futbollit, me skocezin që konsiderohet si njëri nga menaxherët më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Edhe Mata ka thënë se Unitedi, i cili përballet me Chelsean në finalen e Kupës FA në Wembley më 19 maj, duhet të luftojë për të fituar garën për Fergusonin.

“Të shtunën, të gjithë ne ishim të tronditur nga lajmi për gjendjen shëndetësore të Sir Alex Ferguson”, ka shkruar Mata në blogun e tij të përjavshëm në faqen e internetit të Unitedit.

Gjendja shëndetësore e Fergusonit ka prekur të gjithë (Getty Images)

“Kjo rrethanë ka pasur një ndikim të madh tek Manchester United, siç mund ta imagjinoni. Të gjithë ne jemi të bashkuar tani, duke i uruar Sir Alexit një shërim të shpejtë”.

“Ai ka qenë një figurë unike dhe themelore në botën e futbollit gjatë dekadave të fundit”.

“Unë kurrë nuk jam trajnuar nga ai, për fat të keq, por unë e di mirë trashëgiminë e tij të pakrahasueshme në këtë klub, mentalitetin fitues dhe luftën kundër gjenit që duhet të nderojmë në tre ndeshjet e fundit të sezonit, veçanërisht në finalen e Kupës FA”.

“Për të arritur këtë, ne do të punojmë shumë, ndërsa presim me padurim lajme të mira për rimëkëmbjen e Sir Alex”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/