Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.
Kënga e saj e re pritet të jetë ritmike verore, teksa xhirimet e klipit janë kryer në Zvicër.
Në këtë klip, reperja nga Prizreni do të vijë me një performancë mjaft provokuese.
Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një fotografi nga prapaskenat e xhirimeve, ku shfaqet duke pozuar me bikini dhe maskë në fytyrë.
Në dorë, ajo mban një armë zjarri, e cila duket se do ta bëjë edhe më provokuese dhe “të rrezikshme” performancën e saj në klip.
“Maska po, panik po”, shkroi Tayna në mbishkrimin e fotografisë, duke ironizuar kështu me situatën preventive të COVID-19 dhe paralajmërimin e klipit të saj.
Pëlqimet dhe komentet e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar reperen për linjat e saj atraktive trupore. /Telegrafi/