Site icon Telegrafi

Mashtruan me aviobileta, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Njësiti për Hetimeve Financiare të Policisë së Kosovës, pas hetimeve intensive, ka arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë mashtruar qytetarët me aviobileta.

Sipas raportit të policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në tri qytete, Prishtinë, Pejë, Gjakovë.

“Njësiti për hetime financiare DHKEK, pas hetimeve intensive kanë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë mashtruar qytetaret me aviobileta”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version