Site icon Telegrafi

Mashtroi një femër duke ia marr 9 mijë euro, arrestohet ferizajasi

Foto: Ilustrim

Një person me inicialet A.M, 40 vjeçar është arrestuar pasi kishte mashtruar në vazhdimësi një femër duke i marrë para në vlerë rreth 9,000 euro, me arsyetimin se ai do të kujdesej për shërimin e saj në një spital.

Kështu kanë bërë të ditur nga drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ku po ashtu thuhet se i dyshuari pas intevistimit dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas një pune hetimore, hetuesit e stacionit policor të Ferizajt kanë arrestuar personin e dyshuar, A.M (m/k) i moshës 40 vjeçare, i cili  kishte mashtruar në vazhdimësi viktimën femër kosovare, duke i marrë para në vlerë rreth 9000 (nëntëmijë) euro, se i njëjti do të përkujdesej për shërimin e saj në një spital. I dyshuari pas intervistimit, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj,  dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version