Site icon Telegrafi

Mashtrimi i madh farmaceutik në SHBA: Shitën kremin që nuk shërben për asgjë!

Departamenti amerikan i Drejtësisë po heton mashtrimin e madh të 500 milionë dollarëve në lidhje me shitjen e kremit i cili gjoja duhet të zbusë dhimbjen, e që në fakt ka pak ose aspak vlera mjekësore, raporton Wall Street Journal.

Dëmi më i madh është bërë në programin e sigurimit shëndetësor për veteranët, ndërsa shitja e kremit është rritur fal fushatës së fortë të marketingut.

Kremi Rx Pro, i reklamuar nga Brett Favre – ish ylli i NFL-së (Ligës Nacionale të Ragbit) – ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e të moshuarve dhe të atletëve, transmeton Telegrafi.

Duke cituar burime të afërta me hetimin, Wall Street Journal shkruan se farmacistët kanë shitur shtrenjtë këtë krem ose e kanë dhënë pa recetë të kontrolluar.

Pikërisht, programi i sigurimit shëndetësor për veteranët i bën ata viktimat më të mëdha të mashtrimit. Kremi është shitur përmes telefonit ose internetit si ndihmë për atletët e lënduar, me çka gjoja ua lehtëson dhimbjet dhe ndihmon në shërimin e shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version