Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kanë pranuar informatat për arrestimin e disa personave në njësinë e patentë shoferit në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë thuhet se, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, ka shprehur vendosmërinë e tij për reformim të njësisë së patentë shoferit, dhe se në synimin e tij për të ndalë keqpërdorimet e mundshme në procesin e pajisjes me leje të vozitjes, dy ditë më parë, është finalizuar edhe testimi elektronik “e-testimi” për patentë shofer, praktikë kjo e cila është për herë të parë në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, Lekaj ripërsëritë se ministria që ai drejton është e hapur për organet e drejtësisë dhe se pret që të ndjekin procesin deri në fund.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”.
Policia bën të ditur se gjashtëmbëdhjetë nga të arrestuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë nga të arrestuarit janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe një bashkëpronar të një auto-shkolle.
Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.
Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Telegrafi/