Një monedhë dixhitale e frymëzuar nga seriali “Squid Game” pasi themeluesi kishte vendosur që vlera e sajt të zhvlerësohet dhe ishte kuptuar që ishte një mashtrim.
“Squid Game” që u prezantua si një kriptovalutë, gjatë ditëve të fundit kishte pasur rritje të madhe të vlerës.
Sipas medieve të huaja, krijuesit e “Squid Game” arritën të fitojnë 2.1 milionë dollarë.
Pasi ishte hedhur në treg, vlera e saj ishte rritur mbi 310 mijë për qind.
Pak para “zhdukjes”, vlera e tokenit ishte rritur në 2,856 dollarë.
Po ashtu, profilet zyrtare në rrjetet sociale të “Squid Game” janë zhdukur, së bashku “white papers” që përshkruan tokenin.
Ky token u vu në dispozicion për blerje më 20 tetor me idenë se do të ishte një shenjë pagese për të luajtur një lojë online. /Telegrafi/