Koncepti i Maserati Alfierit ishte njëri prej yjeve që shkëlqeu në panairin e veturave të mbajtur vitin e kaluar në Gjenevë.
Atë kohë kompania kishte prezantuar planin pesëvjeçar për prodhimin e veturave, ndërsa tani thuhet se ky koncept do të prezantohet si model në vitin 2016 ose 2017.
Drejtorët e kompanisë gjatë prezantimit të konceptit patën thënë se modeli i prodhuar do të jetë i ngjashëm me të, por besohet se modeli që do të prodhohet do të ketë drita të rimodeluara dhe pasqyrë më të mëdha.
Maserati ende nuk ka konfirmuar nëse modeli i ri Alfieri do të vijë edhe në versionet coupe apo kabrio. Kompania deri më tani ka njoftuar se modeli i ri do të ketë motor V6 me mbi 500 kuaj fuqi.