Site icon Telegrafi

Maserati e ka shtyrë lansimin e MC20

Lansimin e paralajmëruar për në muajin e maj, Maserati e ka shtyrë për më vonë

Si pasojë e përhapjes së coronavirusit, Maserati është detyruar t’i ndryshojë planet për prezantimet e makinave të reja, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi italian, vetëm pak kohë me parë, njoftoi se makina e re sportive do të quhet Maserati MC20, por duket se do të kalojë kohë derisa ta shohim në tërësi.

“MMXX: The Way Forward”, është aktiviteti që ishte planifikuar të zhvillohej gjatë muajit maj, ku edhe do të shfaqej kjo makinë sportive, por është shtyrë deri në muajin shtator.

Ky vendim është marrë nga Maserrati, në mënyrë që lansimi të jetë i plotë dhe jo vetëm një shfaqje virtuale nëpërmjet internetit, siç kanë vepruar disa prodhues tjerë.

Deri më tani, ishte thënë se kjo makinë do të shfaqej në Modena të Italisë, ku edhe besohet se do të prezantohet në datën e tjetër.

Zyrtarë të kompanisë kanë vendosur ta bëjnë këtë shtyrje të lansimit, njëjtë sikurse ka vepruar edhe Alfa Romeo, Fiat, Lancia dhe Jeep me shtyrjen e prezantimeve të makinave të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version