Telegrafi

Mascherano do ta vazhdoj karrierën në kampionatin kinez, tri skuadra e duan atë

BARCELONA, SPAIN - AUGUST 07: Javier Mascherano of FC Barcelona plays the ball during the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Chapecoense at Camp Nou stadium on August 7, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Mbrojtësi argjentinas, Javier Mascherano është duke kaluar vitin e tij të fundit te Barcelona.

Veterani ka paralajmëruar largimin e tij nga ‘Camp Nou’, pasi edhe ka humbur pozitën e titullarit.

Kësisoj e ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin kinez, ku në garë për të janë tri skuadra.

Jiangsu Suning, Hebei dhe Tianjin Quanjin janë tri skuadrat që po e duan me çdo kusht Mascheranon.

33-vjeçari tani do të shqyrtojë ofertat e ardhura nga kampionati kinez dhe skuadra që do t’i ofrojë pagë më të lartë do të nënshkruajë për ta.

Javier Mascherano ka zhvilluar mbi 300 ndeshje me fanellën e Barcelonës. (Foto/Getty Images)

Sipas medieve spanjolle, tri ofertat që ka para vete Mascherano janë me mbi 10 milionë euro pagë vjetore.

Mascherano iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2010 nga Liverpooli për një shumë prej 20 milionë euro.

Ai ka zhvilluar mbi 300 ndeshje për Barcelonën, ndërsa ka arritur të shënoj vetë një gol. /Telegrafi/