Të hënën Qeveria e Kosovës ka marr vendim për masat e reja antiCOVID-19, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të përhapjes së coronavirusit, por për këtë vendim nuk pajtohet Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Kryetari i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vendosur në mënyrë të njëanshme për masat e reja pa u konsultuar me të gjitha komunat.
Sipas tij, edhe kryetarët e disa komunave kanë kundërshtuar këto masa, për shkaqe ekonomike por edhe për shkak të mungesës së stafit inspektues.
Ai tha se ministri Vitia ishte zotuar që para çdo vendimi rreth masave të reja të ketë konsultim me komunat.
“Me ministrin Vitia ishte zotuar që para çdo vendimi rreth masave të reja të ketë konsultim gjithëpërfshirës dhe të mirëfilltë me komunat. Kjo ka ndodhur në takimin e fundit që kemi pasur si Këshill i kryetarëve. Zbatimi i masave bëhet në nivelin lokal e jo në atë qendror. Ndodhi që procesi apo zotimet e bashkëpunimit të ndërsjellët të lëndohet ky proces pak dhe kryetarët e komunave kanë kërkuar që të ketë konsultim të mirëfilltë gjithmonë para zbatimit të masave. Në asnjë rast, as komunat por as kryetarët e komunave as drejtorët komunalë nuk kanë qenë në mos zbatimin apo kundër zbatimit të masave”, ka thënë Ibrahimi.
Ndërkaq, kundër këtyre masave janë deklaruar edhe nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, duke kundërshtuar mësimin online si dhe kundër kanë dalë përfaqësues të gastronomisë, hoteleria dhe bizneset. /Telegrafi/