Kosova dhe Izraeli do të përballen në kuadër të rrethit të tetë kualifikues në Euro 2024.
Dardanët janë nikoqirë të izraelitëve për ndeshjen që nisë në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ndeshje, ndërsa organet e rendit kanë publikuar orë më parë edhe planin funksionues.
Derisa situata vazhdon të jetë e qetë dhe ndoshta edhe për shkak të motit me shi, Policia e Kosovës është nëpër rrugët e qytetit që të ofrojë siguri maksimale.
Organet e rendit janë posaçërisht të fokusuar në zonën rreth stadiumit, duke mos i lejuar asgjë rastit.
Telegrafi do t’iu mbajë të informuar për të gjitha detajet para, gjatë dhe pas ndeshjes Kosovë – Izrael. /Telegrafi/