Masa shtesë janë marrë për ruajtjen e sigurisë së kreut të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri.
Sipas burimeve nga media, prej 2-3 javësh Altin Dumani lëviz me makine të blinduar ndërsa pranë shtëpisë se tij është shtuar një grup policor për ruajtje.
Vetëm gjatë javëve të fundit, SPAK ka ndërmarrë një sërë operacionesh që kanë çuar në pranga persona të inkriminuar, zyrtarë ose jo, duke e vënë në shënjestër këtë institucion dhe të deklaratave politike.