Producenti Donat Prelvukaj, i njohur për publikun si Cricket, është një prej producentëve më në zë të momentit.
Prodhuesi i shumë hiteve në tregun muzikor shqiptar, së fundmi i ka dhënë fund beqarisë.
Pas një lidhje shumë vjeçare me të dashurën e tij, Ilirida Gashin, çifti kanë vendosur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
Ka qenë vetë Cricket ai i cili ka publikuar disa fotografi të çiftit në rrjetet sociale.
“Të jem i martuar me ty, është pjesa më e bukur e jetës time”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografive.
Producenti kosovar dukej mjaft elegant në kostumin e zi të dhëndrit, gjersa jo me më pak hijeshi dukej edhe bashkëshortja e tij në vellon e bardhë.
Urimet për çiftin kanë qenë të shumta, përfshirë këtu edhe këngëtarë të njohur nga estrada, me të cilët Cricket bashkëpunon. /Telegrafi/