Përzgjedhësi i Argjentinës, Tata Martino, e ka siguruar Mauro Icardin se ai merr parasysh vetëm atë që bën në fushë, mirëpo ai ka një konkurrencë të fortë.
Sulmuesi ka shënuar 50 gola në 100 ndeshje me Interin, mirëpo deri më tani ka luajtur vetëm në një takim për përfaqësuesen (kundër Uruguait në vitin 2013, si zëvendësim nga minuta e 82-të).
“Po flitet shumë për të. Si për atë që bën në fushë, por edhe atë jashtë saj, mirëpo unë e marr parasysh vetëm atë që bën në fushë”.
“Sa u përket Lojërave të ardhshme Olimpike, unë do të ftoj dy sulmues dhe do të jetë një garë për të zgjedhur ndërmjet tij (Icardit), (Luciano) Viettos, (Jonathan) Callerit dhe (Paulo) Dybalas”, u ka thënë Martino gazetarëve. /Telegrafi/