Site icon Telegrafi

Martinez mungon ndaj Shqipërisë

Mbrojtësi i Bayern Munich, Javi Martinez, është larguar nga grumbullimi i kombëtares spanjolle para takimeve kualifikuese ndaj Italisë dhe Shqipërisë.

Ai kishte pësuar një dëmtim që gjatë kohës që ishte te Bayerni, por gjithsesi mendohej se mund t’ia dilte të ishte i gatshëm për ndeshjet e kombëtares.

Pas vizitave të kryera sot para fillimit të grumbullimit në Madrid, mjekët spanjollë dhe stafi teknik vendosën ta largojnë Javi Martinezin për të mos rrezikuar një dëmtim akoma më të rëndë të tij.

Ky lajm padyshim që i shkon përshtat trajnerit të kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, i cili do ta llogarisë tashmë Spanjën pa një nga futbollistët e tyre kryesorë.

Duke ditur problemet shëndetësore të Martinezit, trajneri Lopetegui mori masa që ditën e djeshme duke thirrur në grumbullim edhe mbrojtësin e Real Sociedadit, Inigo Martinez.

Exit mobile version