Mesfushori spanjoll, Javi Martinez pritet të largohet nga Bayerni gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Pasi u transferua tek gjiganti gjerman katër vite më parë nga Athletico Bilbao për një shumë të lartë mbi 40 milionë euro, Martinez pritet të largohet.
E ardhmja e mesfushorit spanjoll mund të jetë përsëri në vendlindjen e tij në Spanjë.
Për shërbimet e tij po interesohet ish-skuadra e tij Athletic Bilbao që dëshiron rikthimin e Martinezit në skuadër.
Natyrisht vlera e tij ka rënë në treg pas lëndimeve të fundit, ndërsa Bilbao synon që ta kthejë në La Liga për një shumë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/