Barcelona dhe Athletic Club pritet të rinisin betejën e tyre të transferimit të Nico Williams në vitin 2025.
Williams u rikthye në formacionin fillestar të skuadrës baske këtë fundjavë, pasi humbën 2-1 si mysafir ndaj Barcelonës në një ndeshje të vështirë të La Ligës.
22-vjeçari ishte shumë i lidhur me një transferim te Blaugranat nëse ata ishin në gjendje të aktivizonin klauzolën e tij të lirimit prej 58 milionë euro.
Megjithatë, pavarësisht presionit të jashtëm, Athletic Bilbao ia arriti ta mbajë lojtarin.
Barcelonën mbetet e hapur për të sjellë Williams në klub dhe skuadra aktuale po përgatitet ta bëjë këtë në verën e ardhshme.
Ish-ylli i Athletic Biblaos, Inigo Martinez ka folur për situatën në të cilën gjendet lojtari.
“Nico do të vazhdojë të rritet, nëse është në një ekip të ri, kjo është mirë dhe nëse është në Athletic Bilbaos, është gjithashtu mirë. Vendimi do të jetë gjithmonë i tij. Unë do ta mbështes atë në çdo mënyrë që të mundem”, deklaroi Martinez. /Telegrafi/