Telegrafi

Martinelli nënshkruan kontratë të majme me Arsenalin, dy lojtarë të tjerë do ta ndjekin shembullin e tij

(Foto: Arsenal FC/Getty)

Gabriel Martinelli ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin, në të cilën më shumë se e ka dyfishuar pagën e tij.

Anësori brazilian ka nënshkruar deri në vitin 2027, ndërsa sipas The Sun, paga e tij do të rritet nga 70.000 funte (78.480 euro) në 180.000 funte (201.820 euro) në javë.

Trajneri Mikel Arteta është i bindur se edhe dy lojtarët tjerë, William Saliba dhe Bukayo Saka, do ta bëjnë të njëjtën gjë.

(Foto: Arsenal FC/Getty)

Kontrata e Martinellit thuhet ta përfshijë edhe opsionin e vazhdimit për 12 muaj të tjerë.

Lexo po ashtu Barcelona dërgon skautët në Botëror për ta shikuar yllin e Brazilit dhe Ligës Premier

Chelsea dhe Barcelona janë dy klubet që e admirojnë 21-vjeçarin, mirëpo ai ka qenë ndër lojtarët kyçë në ngritjen e Arsenalit që po lufton për titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Saliba dhe Saka, të cilët janë po ashtu 21 vjeçarë, kanë kontrata deri në vitin 2024, ndërsa Arteta dëshiron që ata ta zgjatin lidhjen e tyre me Topçinjtë dhe natyrisht me ndryshime të mëdha në pagat e tyre. /Telegrafi/