Telegrafi

Martin Braithwaite afër kalimit në Ligën Premier

Edhe pse u transferuar në fillim të këtij vitit te Barcelona, Martin Braithwaite do të largohet qysh në këtë afat.

Katalunasit e transferuan sulmuesin si mbulesë të Ousmane Dembeles së lënduar, mirëpo nuk janë ndarë të kënaqur me formën e treguar.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Braithwaite është afër kalimit te West Ham United me një kontratë trevjeçare.

‘Çekanët’ do të paguajnë 20 milionë euro te Barcelona për t’i marrë shërbimet e sulmuesit.

Katalunasit thuhet se po presin vetëm që të paguhet shuma totale dhe të lejojnë lojtarin të niset për në Angli. /Telegrafi/