Site icon Telegrafi

Martial e Lukaku kanë kërkuar largimin nga Manchester United

Manchester United. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Sulmuesit Romelu Lukaku e Anthony Martial pritet të largohen nga Manchester United në fund të këtij edicioni.

Sipas Daily Mail, kanë qenë lojtarët Martial dhe Lukaku ata që kanë kërkuar largimin nga klubi anglez.

Dëshira e tyre është të luajnë në një kampionat tjetër.

Anthony Martial e Romelu Lukaku. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Martial 23-vjeçar, ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa Lukaku 25- deri më 2022.

Që të dy tashmë kanë marrë oferta nga ekipet në Serie A dhe La Liga, kampionate që i kanë tërhequr për të vazhduar karrierën.

Martial e Romelu Lukaku. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Martial ka 12 gola në 36 ndeshje dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Në anën tjetër, Lukaku në 43 paraqitje ka realizuar 15 gola dhe kushton rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version