Ish futbollisti i famshëm anglez dhe kreatorja e modës janë një nga çiftet më simpatike bë botën e showbizit.
Megjithatë, sipas mediave britanike, David Beckham dhe bashkëshortja e tij, Victoria së fundi janë fjalosur dhe se martesa e tyre gjendet në krizë.
Kjo mund të shihet edhe nga fakti se David dhe Victoria po shpenzojnë shumë pak pak kohë në shoqërimin e njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.
Edhe pse këto thashetheme po qarkullojnë që një kohë të gjatë, një burim i afërt me çiftin thotë se ata do të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme që martesa e tyre të jetë e suksesshme.
“Çfarë i lidh ata ende janë fëmijët. E vërtetë është se martesa e tyre është në krizë, por ata po mundohen ta shpëtojnë atë. Të dy janë prindër të shkëlqyer”, tha shkurt burimi. /Telegrafi/