Site icon Telegrafi

“Marshojmë kundër patriarkatit që vret”, marsh në Prishtinë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në Prishtinë është marshuar me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret”.

Ky marsh është organizuar nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ku bëjnë pjesë shumë aktivistë të organizatave të shoqërisë civile.

Pjesëmarrëse në këtë marsh janë parë edhe shumë figura të njohura. Ecjes i është bashkuar edhe u.d e presidentes Vjosa Osmani, dhe kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti.

Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione u shpalosën çarçafë me mbishkrime që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodh ndaj grave gjatë vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version