Tani drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, ka folur për transferimin e Cristianos Ronaldos te Juve dhe çështjen e Mauro Icardit.
Ai nënvizoi edhe një herë që nuk është e vërtet që ai ka qenë kundër që ta marr yllin portugez në skuadër.
“Nuk është e vërtetë se nuk e doja Cristiano Ronaldon te Juventusi. Është një kampion i madh, i aftë të udhëheqë ekipin”.
“Unë si drejtor i përgjithshëm nuk i kishte ato para që ta bëja lëvizjen. Ne paraqitëm Planin A dhe një Plan B. Agnelli tha se operacioni ishte i përballueshëm dhe kishte të drejtë. Unë nuk mund të vendosja”, tregon ngjarjen.
Marotta foli edhe për Icardin. Ai thotë se e përdori “diplomacinë” për të zgjidhur çështjen e argjentinasit.
“Një nga cilësitë që i kam është diplomacia. Dikur e kam pasur në skuadër Cassanon dhe djalin e Gadaffit. Në rastin e Icardit kam kërkuar t’i qetësojë gjakrat për të mirën e të gjithëve”.
“Në një klub ndodhin gjëra që nuk mund të bëhen publike”.
“Vendimet duhet të merren me përgjegjshmëri dhe ne nuk donim ta ndëshkonim askënd. Detyra e klubit është të mbrojë trajnerin dhe skuadrën”, deklaroi Marotta. /Telegrafi/