Dy persona (një femër dhe një mashkull) janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës “marrje me prostitucion”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 10.06.2022, në Prizren.
Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se me vendim të gjykatës të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar -e nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës së kundërvajtjes ‘marrjes me prostitucion’. Me vendim të gjykatës të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/