Telegrafi

Marrin flakë dy automjete të aksidentuara në Dollc të Klinës, ka edhe të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, mesditën e së hënës, ku si pasojë ka edhe persona të lënduar.

Automjetet e aksidentuara janë përfshirë nga zjarri siç shihet edhe në videon e dërguar nga lexues të Telegrafit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:19 minuta, policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës. Të përfshira në këtë aksident janë dy automjete, një kombi dhe një veturë. Po ashtu, të dyja automjetet janë të përfshira nga zjarri. Ka edhe të lënduar, por ende nuk e dimë se sa persona janë të lënduar”, tha Gashi. /Telegrafi/