Viktor Gyokeres mund të transferohet për rreth 70 milionë euro gjatë verës – duke e vënë Manchester United në alarm.
Sulmuesi suedez i Sporting Lisbonës rriti reputacionin e tij me një het-trik kundër Cityt të martën mbrëma.
Ai ka një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij, e cila është vendosur në rreth 100 milionë dhe skadon në 2028.
Megjithatë, ish-lojtari i Coventry besohet se ka një “marrëveshje zotërinjsh” me klubin portugez që do t’i lejojë atij të shkojë për shumë më pak nëse ai e përfundon sezonin me ta.
Sporting do të kërkonte rreth 70 milionë euro, por mund të pranonte deri në 80 milionë.
Dhe kjo ka të ngjarë të interesojë një mori gjigantësh të Ligës Premier – duke përfshirë United, Arsenal dhe Chelsea.
Trajneri i tij në largim Ruben Amorim e përjashtoi mundësinë që ta merrte me vete në Man United në janar – por tha se ai pret që sulmuesi të kërkojë një sfidë të re në verë.
Pasi ka shënuar 66 gola në 67 paraqitje, ai është i sigurt se do të jetë i kërkuar dhe tashmë ka interesim nga Arabia Saudite. /Telegrafi/