Telegrafi

Marrëveshje me Viniciusin, klubi arab në bisedime të avancuara me Real Madridin për transferimin e brazilianit

Real Madridi është aktualisht nën një tundim të madh që i vije nga Arabia Saudite.

Një klub që ende nuk është bërë i ditur është i gatshëm të paguajë te Los Blancos plotë një miliard euro për transferimin e Vinicius Junior, raporton ESPN Brasil.

Florentino Perez nuk ka dashur të përfshihet në operacion, duke i lënë të gjitha në duart e drejtorit gjeneral, Jose Angel Sanchez.

Tashmë thuhet se Real Madridi dhe klubi nga Arabia Saudite janë në bisedime dhe pritet që shumë shpejt të përfundojë ky transferim.

Madje, sulmuesi brazilian thuhet se ka pranuar ofertën, pasi është një ofertë që e ka tunduar shumë.

Lexo po ashtu "Paraja ndryshon mendjen" - Vinicius Junior mendon kalimin në Arabinë Saudite

Oferta nga Arabia për Vinicius:

 

Kjo pako e ka tunduar Viniciusin dhe Real Madridi do të fitonte një miliard euro nga shitja e tij, duke e bërë atë lojtarin dhe transferimin rekord në histori të futbollit. /Telegrafi/