Marrëveshja për burimet minerale është arritur plotësisht, por po priten vetëm nënshkrimet e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt dhe homologut amerikan, Donald Trump.
Sipas Sekretarit të Thesarit të SHBA, Scott Bessent, qeveria ukrainase e finalizoi marrëveshjen për burimet minerale mbrëmë.
Ai shtoi se Zelensky ka ardhur jo për negociata, por për nënshkrimin e saj.
Bessent theksoi se marrëveshja do të jetë e dobishme si për Uashingtonin, ashtu edhe për Kievin.
“Zelensky do të vijë këtu për të nënshkruar marrëveshjen. Pra, negociatat kanë përfunduar dhe nuk ka mbetur më asgjë. Jam i sigurt se Zelensky dhe Trump do të zhvillojnë diskutime të gjera, por sa i përket vetë marrëveshjes, ajo është plotësisht e dokumentuar dhe e miratuar nga qeveria ukrainase. Tani mbetet vetëm që dy krerët e shteteve ta nënshkruajnë atë”, deklaroi ministri.
‼️ BREAKING: The mineral resources deal is fully agreed upon, awaiting only the signatures of Zelenskyy and Trump
According to US Treasury Secretary Scott Bessent, the Ukrainian government finalized the mineral resources deal last night. Zelenskyy has flown in not for… pic.twitter.com/lsdU9uZE4B
— NEXTA (@nexta_tv) February 28, 2025
Marrëveshja – teknikisht një kornizë fillestare për marrëveshjen, dhe jo një kontratë ligjërisht obliguese – është lavdëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump si “pakt shumë i madh” i cili ka thënë se përmes saj do të rikthejë disa miliardë dollarë amerikanë në Uashington, si shpagim për ndihmën ushtarake që i është ofruar Kievit, teksa mbrohet kundër luftës së nisur nga Rusia.
Në zemër të marrëveshjes – me 17 pika, katër faqe, në gjuhën angleze dhe ukrainase, dhe me hapësira për nënshkrimet e sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, dhe zëvendëskryeministres së parë të Ukrainës, Yuliya Svyrydenko – është një fond i përbashkët, që do të financohet nga të hyrat prej nxjerrjes së mineraleve të vlefshme nga toka e Ukrainës.
Mirëpo, marrëveshja përmend vetëm synimin për të hapur fondin, dhe nuk përbën bazë ligjore për hapjen e tij, vlerësojnë ekspertët.
Është e paqartë se kur mund të ndodhë diçka e tillë. Kjo do të thotë se do të ketë hapësirë interpretimi edhe për mënyrën se si do të duket gjithçka. Korniza përmend fondet në të ardhmen, dhe jo fondet që sigurohen tani prej entiteteve sikurse Naftogazi. Ky gjigant shtetëror i energjisë kontribuon me rreth 15 për qind në buxhetin qeveritar.
Në dokument përmendet që Kievi do të kontribuojë në fond me 50 për qind të të hyrave, përmes projekteve të ardhshme shtetërore. /Telegrafi/