Site icon Telegrafi

Marrëveshja për energjinë, zëvendëskryeministri tha se kanë ndryshuar faktet, Çitaku i përgjigjet: Janë të njëjta, por tash jeni në qeveri e atëherë në opozitë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi një ditë më parë ka folur për marrëveshjen me Serbinë për energjinë në veri, ndërsa theksoi se marrëveshja ka pasur mundësi të anulohej në vitin 2015 e jo në vitin 2022.

Bislimi duke folur për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe kritikat se i kanë ndryshuar qëndrimet, tha se situata ka ndryshuar dhe jo qëndrimet e kryeministrit Kurti.

“Situata ka ndryshuar dhe jo qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti”, është shprehur Bislimi, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu Bislimi thotë se marrëveshja për energjinë është e dëmshme: E kemi minimizuar dëmin e trashëguar

E lidhur me këtë sot ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Ajo, theksoi se qëndrimet ndryshojnë kur ndryshojnë faktet, e sipas saj, sot faktet në marrëveshjen e energjisë janë të njëjta si të vitit 2015.

“ZvKM Bislimi, qëndrimet ndryshojnë kur ndryshojnë faktet.

E faktet në marrëveshjen e energjisë janë të njëjta si me 2015 si sot.

E vetmja gjë që ka ndryshuar është statusi i juaj, atëherë keni qenë në opozitë, sot jeni në qeveri”, shkruan Çitaku. /Telegrafi/

Exit mobile version