Site icon Telegrafi

Marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës për grurin pritet të nënshkruhet të premten në Turqi

Ukraina, Rusia, Turqia dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të nënshkruajnë një marrëveshje të premten për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi, ka thënë zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuesit kryesorë globalë të grurit, por pushtimi i Ukrainës ka ndikuar në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe ka nxitur një krizë ndërkombëtare ushqimore, transmeton Telegrafi.

Lufta ka bllokuar eksportet e Kievit, duke lënë disa anije të bllokuara dhe rreth 20 milionë ton drithë të mbërthyer në kullë silosi në portin e Odesës.

Ankaraja tha se një marrëveshje e përgjithshme u arrit mbi një plan të udhëhequr nga OKB gjatë bisedimeve në Stamboll javën e kaluar dhe se tani do të vihej me shkrim nga palët.

Detajet e marrëveshjes nuk dihen për momentin. Marrëveshja do të shkruhet të premten në zyrat e Pallatit Dolmabahçe, tha zyra e Erdogan. /Telegrafi/

Exit mobile version