Ministri ukrainas i Infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, ka njoftuar se është arritur marrëveshja për zgjatjen e marrëveshjes për eksportimin e grurit përmes Detit të Zi edhe për 120 ditë.
Në një njoftim në Twitter, Kubrakov e ka quajtur “këtë lëvizje” një tjetër hap të rëndësishëm të luftës globale kundër krizës së ushqimit”, transmeton Telegrafi.
Marrëveshja e drithit në Detin e Zi e arritur më 22 korrik, lejonte rifillimin e dërgesave të grurit nga disa porte të Ukrainës, drejt Detit të Zi, duke e çuar kështu në rreth 10 milionë tonë dërgesa dhe kontribuar në uljen e çmimeve në tregun ndërkombëtar.
Marrëveshja u nënshkruar gjithashtu nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, gjatë një ceremonie në Stamboll.
Kujtojmë që në tetor, Moska pezulloi pjesëmarrjen e saj në këtë marrëveshje, por u rikthye pas katër ditësh, duke larguar paksa frikën për ndërprerje të mëtejshme në eksportet e grurit.
Gjatë javëve të fundit ka pasur një optimizëm në rritje se Rusia do të miratonte vazhdimin e marrëveshjes. /Telegrafi/
#BlackSeaGrainInitiative will be prolonged for 120 days. 🇺🇦 @ZelenskyyUa together w/ @antonioguterres 🇺🇳@UN, 🇹🇷 @RTErdogan & Minister of Defence Hulusi Akar @tcsavunma made another important step in the global fight against the food crisis.
— Oleksandr Kubrakov (@OlKubrakov) November 17, 2022