Site icon Telegrafi

Marrëveshja Bullgari-Maqedoni, sot para deputetëve

Sot në mbledhje të mbyllur para anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, do të prezantohet Projekt-Marrëveshja për fqinjësi të mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Kuvendi, mbledhja është caktuar pasi që në Komisionin për politikë të jashtme ishte dërguar kërkesë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Për agjencinë AIM, siç konstatojnë nga Qeveria, do të marrë pjesë edhe kryeminsitri Zoran Zaev.

Përndryshe për marrëveshjen Maqedoni-Bullgari, ka pasur reagime nga opozita dhe është kërkuar që ajo marrëveshje të jetë transparente dhe se për çfarë konkretisht janë dakorduar. /Telegrafi/

Exit mobile version