Site icon Telegrafi

Marrëdhënie seksuale brenda familjes në Obiliq, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda familjes.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25.07.2022 rreth orës 06:00 në fshatin Plemetin, në Obiliq.

Tutje në raport bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Marrëdhënie seksuale brenda familjes. Fsh. Plemetin, Obiliq 25.07.2022-06:00. Lidhur me rastin, me 14.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull dhe i njëjti pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version