Drejtori sportiv Beppe Marotta foli për “Premium Sport” rreth afatit kalimtar të janarit.
Ai ka folur edhe rreth të ardhshmes së futbollistit Paulo Dybala, ku ka treguar se nuk ka qenë i përgatitur.
“Ai nuk ka qenë 100 për qind i gatshëm gjatë ndeshjeve të fundit, por ai ka një talent të madh”, tha Marotta.
Ndërsa sa i përket Medhi Benatias, drejtori pohoi se “Nuk e filloi mirë aventurën në Torino, por ne e dinim se ai kishte shumë cilësisë”.
Marotta foli edhe për mundësinë e transferimit të mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.
“Ai është një opsion shumë i mirë për ne, por shumë klube janë pas tij, pasi kontrata e tij përfundon në verë”, tha italiani. /Telegrafi/