PSG kërkon blerjen e Milan Skriniar, por Interi vazhdon të rezistojë dhe të refuzojë milionat e ardhura nga Franca për qendërmbrojtësin sllovak, i cili ka edhe një vit kontratë me nënkampionët e Italisë.
“E marrim vitin tjetër falas”, kishte thënë Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, ndërsa për këtë i është përgjigjur Giuseppe Marotta.
Ai foli përpara fillimit të takimit me Lazion ku Interi u mposht 3-1.
“Javën e kaluar pronarët shprehën dëshirën e tyre që të mos tundohen nga milionat e PSG-së. Milan është një element shumë i rëndësishëm për ne, sigurisht që do të vazhdojë të jetë i tillë”.
“Presidenti i PSG-së e do falas vitin tjetër? Kërcënimi i tyre nuk do cenojë vlerat e një djali serioz, ai nuk ndikohet nga fjalët e Al-Khelaifit. Së shpejti do të fillojmë bisedimet e rinovimit, pasi duam të mbajmë për shumë vite tek Interi”.
“Afati kalimtar? Na mungon një afrim i fundit për të kompletuar skuadrën. Ka disa hipoteza të cilat po i vlerësojmë me qetësi. Na është propozuar Acerbi (Lazio), i cili ndodhet në garë me Akanjin (Borussia Dortmund) dhe Chalobah (Chelsea)”, ka thënë Marotta./Telegrafi/