Drejtori gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, ka thënë se ëndërr e çdo klubi është ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo ka qenë i lidhur në ditët e fundit me një largim nga klubi mbretëror.
Marotta thotë se nënshkrimi me një lojtar si Ronaldo është ëndërr.
“Ëndrrat duhet të ushqehen, por shpenzimet na imponojnë të reflektojmë më këso gjërash”.
“Është e pamundur që ne të mund të mbyllim një operacion të tillë të jashtëzakonshëm”.
“Ne jemi një klub shumë i madh, të gjithë do të donin një lojtar si ai, por ne duhet të merremi me realitetin”.
Marotta ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur për shumë gjëra, ndërsa nënshkrimin me Paulo Dybalan e sheh si fitore ndaj ofertave të Interit dhe Milanit në drejtim të tij. /Telegrafi/