Telegrafi

Marotta: Reali nuk ka shprehur interesim për Allegrin

Drejtori gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, thotë se nuk ka asgjë të vërtetë në spekulimet që e lidhin Massimiliano Allegrin me Real Madridin.

Mediat kanë raportuar se klubi spanjoll e do trajnerin italian për ta zëvendësuar Zinedine Zidane nga sezoni i ardhshëm.

“Mund të them se nuk është e vërtetë. Mes nesh ekziston respekt dhe raport i përzemërt”.

“Nuk ka kurrfarë fshehtësish mes nesh, as ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit. Ata kanë qenë gjithmonë shumë të drejtë ndaj nesh”.

“Çështja e kontratës së re është vetëm formalitet”, ka deklaruar Marotta për Rai Sport. /Telegrafi/