Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka refuzuar ta komentojë mundësinë e transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.
Mediat janë duke raportuar vazhdimisht në lidhje me thashethemet se superylli portugez do ta vazhdojë karrierën te kampioni italian.
Është raportuar se Zonja e Vjetër do të shpenzojë 100 milionë euro për blerjen e CR7, të cilin do ta paguajë 30 milionë euro në sezon.
Marotta dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici, kanë qëndruar në Milano gjatë të mërkurës, ndërsa gazetarët e kanë shfrytëzuar rastin që ta pyesin rreth CR7.
Ai është pyetur se a mund të ëndërrojnë tifozët e Juves për Ronaldon, ndërsa drejtori ka buzëqeshur dhe ka deklaruar: “Nuk kam koment”.
Derisa nuk ka asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me transferimin e 33-vjeçarit te Bianconerët, mediat e mëdha vazhdojnë të raportojnë se diçka e tillë do të ndodhë me shumë mundësi.
Madje thuhet se Reali është duke e shqyrtuar ofertën e Juves dhe njëherësh është duke u përgatitur për ta zëvendësuar portugezin. /Telegrafi/