Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, ka thënë se marrëveshja më e madhe në karrierën e tij ishte shitja e Paul Pogbas nga Juventusi te Manchester United për “përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli”.
Asokohe, Marotta ishte shef i strategjisë transferuese të Bianconerëve dhe mori mesfushorin francez si lojtar të lirë nga Djajtë e Kuq në vitin 2012.
Katër vite më vonë, i njëjti futbollist u shit te Unitedi për 105 milionë euro plus bonuset, të gjitha këto përfitime të pastra.
“Në vitin kur e shitëm Pogban për 105 milionë euro plus 10 milionë euro në bonuse dhe e sollëm Gonzalo Higuainin, ishte marrëveshja ime më e mirë”.
“Ajo ishte marrëveshja më e madhe, sidomos për faktin se e transferuar Pogban pa para, prandaj u bë përfitimi më i madh që ka parë futbolli ndonjëherë”, ka thënë Marotta.
Ndryshe, marrëveshja e francezit me Unitedin skadon në qershor të vitit 2022 dhe nëse klubi nga Old Trafford nuk arrin t’ia rinovojë kontratën, rrezikon ta humbë sërish pa para. /Telegrafi/