Telegrafi

Marotta po punon në transferimin e Vidalit

U raportua fillimisht se Beppe Marotta nuk dëshiron ta transferojë Arturo Vidalin nga Barcelona, por që tani gjërat kanë ndryshuar.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, drejtori gjeneral i Interit tani është i interesuar që t’i marrë shërbimet e mesfushorit kilian.

Vidal ka bërë të ditur ditë më parë se nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet te Barcelona dhe do ta shqyrtojë të ardhmen e tij në afatin e janarit.

Beppe Marotta

Kampioni i La Liga-së është i gatshëm që ta shesë 30-vjeçarin, por kërkon një shumë të lartë.

Lexo po ashtu Vidal paralajmëron largimin nga Barcelona dhe gëzon Interin

Nerazzurët kanë marrë njoftim nga katalunasit se për ta transferuar kilianin, duhet të paguajnë hiq më pak se 40 milionë euro.

Skuadra nga qyteti i Milanos nuk pranon që të paguajë më shumë se 25 milionë euro dhe bonuset, që do të shkonin në shumën totale në 30 milionë. /Telegrafi/