U raportua fillimisht se Beppe Marotta nuk dëshiron ta transferojë Arturo Vidalin nga Barcelona, por që tani gjërat kanë ndryshuar.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, drejtori gjeneral i Interit tani është i interesuar që t’i marrë shërbimet e mesfushorit kilian.
Vidal ka bërë të ditur ditë më parë se nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet te Barcelona dhe do ta shqyrtojë të ardhmen e tij në afatin e janarit.
Kampioni i La Liga-së është i gatshëm që ta shesë 30-vjeçarin, por kërkon një shumë të lartë.
Nerazzurët kanë marrë njoftim nga katalunasit se për ta transferuar kilianin, duhet të paguajnë hiq më pak se 40 milionë euro.
Skuadra nga qyteti i Milanos nuk pranon që të paguajë më shumë se 25 milionë euro dhe bonuset, që do të shkonin në shumën totale në 30 milionë. /Telegrafi/