Giuseppe Marotta te Interit është diçka që nuk është pritur aspak mirë te Juventusit.
Këtë e tregojnë më së miri edhe fjalët e zëvendës-presidentit të Zonjës së Vjetër, Pavel Nedved, ikona çeke tha se ‘Beppe’ mund të jetë një profesionist i madh, por kurrë nuk ishte një tifoz i Juves.
Pasi kjo deklaratë u përfol shumë në media, ish-mesfushori i bardhezinjve iu kthye edhe një herë kësaj çështje, duke thënë se nuk ishte sulm për drejtorin e ri të Interit, por vetës se ishin fjalë të një personi të lënduar emocionalisht.
Duket se gjitha kjo nuk i bën edhe shumë përshtypje Marottas, i cili e shikon tani Juven si një rival drejt qëllimeve të tij.
“Tani jam te Interit dhe nuk është një detyrë e lehtë pas shumë viteve të kaluara te Juventusit. Pavel dhe unë tani jemi armiq në futboll, por jeta vazhdon”.
“Tani varet nga unë të ndërtoj një skuadër e cila nuk ka qenë në krye në vitet e fundit”, ka thënë Marotta.
Me ardhjen e Marottas klubi nga Milano pritet të bëjë një treg të transferimeve të madh, që do ta rivalizonte Juven seriozisht për titull në sezonin e ri. /Telegrafi/