Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se Barcelona është duke e kërkuar Lautaro Martinezin, mirëpo ka thënë se lojtari asnjëherë nuk ka shprehur dëshirë që të largohet.
Qe një kohë të gjatë është duke u spekuluar për të ardhmen e sulmuesit argjentinas, për të cilin kanë shprehur interesim Blaugranët.
“Lautaro Martinez është fokus i interesimit të klubeve tjera në tregun e transferimeve, të gjithë e dinë këtë”.
“Cilësia e tij ka bërë që shumë skuadra të duan të bisedojnë me ne për të. Interi nuk e ka për qëllim që t’i shesë lojtarët më të mirë, prandaj nëse një lojtar nuk e kërkon largimin, atëherë nuk do të zmbrapsemi”.
“Lautaro është i mahnitur nga interesimi i klubeve të mëdha, mirëpo asnjëherë nuk ka shprehur dëshirë që të largohet. Asnjëherë. Jam shumë optimist që do ta shohim duke luajtur për ne në sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Marotta për Sky Sport Italia. /Telegrafi/