Telegrafi

Marotta: Keita dhe Schick, tema të mbyllura

Beppe Marotta

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se nuk janë të interesuar as për Keita Balden e as për Patrik Schick.

Sulmuesi i Lazios, Keita, nuk është duke stërvitur me klubin dhe mediat shkruajnë që ai do bashkimin me Juven.

Në anën tjetër Schick, ishte afër të bashkohet me Juven, por që ai nuk kaloi testet mjekësore.

“Keita është temë e mbyllur, sikurse që Schick është temë e mbyllur”.

“Është e lehtë për ju (mediat), të shkruani Milan, Juventus, ose Roma, por për në është temë e mbyllur”.

“Jemi mirë sic jemi, ndoshta do të vlerësojmë edhe ndonjë mundësi”.

“Ezequiel Garay? Ai është një lojtar top, por nuk ka diçka konkret”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/