Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se klubet e mëdha janë të interesuara për Alex Sandron, por që nuk ka negociata me asnjë klub.
Braziliani ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea që në verë, ndërsa pritet edhe një ofertë në këtë muaj.
“Politika e Juventusit është që nuk mban asnjë lojtar që dëshiron të largohet”.
“E dimë që ka interesim nga disa klube për Alex Sandron, por për momentin nuk ka negociata”.
Marotta ka folur edhe për Max Allegrin dhe Ligën e Kampionëve.
“Ai [Allegri] ka edhe dy vite kontratë, por do të qëndrojë edhe një kohë të gjatë”.
“Ambiciet për 2018? Vitin e shkuar nuk arritëm ta vëmë qershinë mbi tortë, por këtë vit do të provojmë përsëri. Liga e Kampionëve është gjithmonë një objektiv kryesor”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/