Telegrafi

Marotta: Juve në bisedime me Emre Can

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se Bianconerët po tentojnë ta transferojnë Emre Canin nga Liverpooli.

Gjermani aktualisht ka kontratë me klubin nga Anfield e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Marotta thoët se se ai dhe klubi i tij po tentojnë ta respektojnë Liverpoolin në këtë tratativë, por edhe vet rregullat.

“Emre Can është një lojtar që po i skadon kontrata kështu që kjo na lejon që të afrohemi për negociatat, të cilat ne tashmë i kemi ndërmarrë”.

Lexo po ashtu LIVE: Transferimet e lojtarëve

“Unë nuk mund të them nëse ai mund të nënshkruajë kontratë të re te Liverpooli, por gjithë ajo që mund të them është se ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta marrë lojtarin”.

“Ai aktualisht është te Liverpooli dhe ne e respektojmë Liverpoolin, por edhe rregullat”, deklaroi drejtori i Juventusit.

Can ka kohë që është në radarin e Juventusit dhe gjiganti italian do të tentojë ta transferojë për një çmim të arsyeshëm në janar, më së largu gjatë verës në parametra zero, me variantin e dytë që nuk i përshtatet Liverpoolit. /Telegrafi/