Telegrafi

Marotta: Juve ka interesim për Schick

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se klubi ka interesim të jashtëzakonshëm për Patrik Schick.

Sulmuesi i Sampdorias ka shënuar tri gola në katër ndeshjet e fundit për Sampdorian dhe deri tash Interi është parë si skuadra më e interesuar për të.

Sidoqoftë, aty gjithmonë është Juventusi për të prishur planet Nerazzure që tani me drejtori Marotta shtojnë presionin për lojtarin.

“Ne shtojmë lojtarë kualitativ secilin vit dhe të shohim nëse do të ketë mundësi. Mendoj se të gjithë pëlqejnë Schickun, ai është i ri dhe lojtar interesant”.

“Ne nuk kemi pasur takime dhe oferta, por kemi mësuar për negociatat në gazeta. Nuk kemi biseduar me Dorian”, deklaroi Marotta. /Telegrafi/