Telegrafi

Marotta gëzon tifozët e Interit për Dybalan: Deri në fund të muajit kompletohet ekipi

Paulo Dybala vazhdon të jetë objektivi kryesor i Interit për repartin e sulmit.

Sulmuesi argjentinas është larguar si lojtar i lirë nga Juventusi dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Por ka qenë drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta që ka gëzuar tifozët zikaltër sa i përket të ardhmes së argjentinasit.

Ai u pyet nga gazetarët italianë për të ardhmen e Dybalas, derisa tha se do ta kryejnë gjithë ekipin deri në fund të qershorit.

“Jemi duke punuar për të krijuar një ekip konkurrues ashtu si e meriton Interi”, u shpreh drejtori sportiv i Interit.

“Unë, Ausilio dhe Baçin duam të ndërtojmë skuadrën deri në fundin e qershorit sepse duam t’i vendosim në dispozicion Inzaghit skuadrën më të mirë të mundshme duke respektuar edhe konceptin e qëndrueshmërisë”, deklaroi Marotta.

Përveç Dybalas, Interi është duke kërkuar edhe transferimin e Romelu Lukakus. /Telegrafi/